Identiteti online

Të jetosh në ditët e sotme dhe të mos kesh identitet është një diçka shumë interesante dhe misterioze, aq më pak kur mund të jesh njeri që ke një punë standarde, që ke bërë një shkollim të caktuar, që ke bërë dhe bën ndonjë aktivitet të caktuar apo gjetiu. Nuk e kam fjalën për identitetin në jetën e përditshme apo ndonjë identitet të caktuar të çfarëdo natyre, e kam fjalën për identitetin online. Pa diskutim sot mediumi më i fuqishëm është interneti dhe jo më televizioni apo radioja siç mund të ketë qenë fare pak kohë më parë. Dhe sot ne jemi para një dileme a të ndërtojmë apo jo identitet të vërtetë online, apo identitet interneti. Përgjigjja ime do të ishte e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: PO, ne duhet të kemi një identitet të vërtetë online. Pse shtrohet pyetja. Sepse…

– sot është shumë e përhapur ideja e identiteve të rreme, me të cilat njerëzit e caktuar mundohen të japin një profil pak më ndryshe tëndin, të hetojnë shoqërinë tënde, të marrin informatë të caktuar, të personifikohen me ty. Të gjitha këto sot janë prezente në rrjetet sociale,

– është fare e qartë nevoja për të pasur një adresë të vërtetë “imagjinare apo jo-fizike”, e cila të shmang nga presioni apo ndjenja e të qëndruarit medoemos në një vend të caktuar, dhe të lidh me idenë që mund të punosh, jetosh, veprosh ku të duash (në çfarëdo pjese të planetit) dhe të jeshë prezent tërë kohën me miqtë, shokët dhe të njohurit (përmes prezencës online),

– është e nevojshme që ata që komunikojnë me ty të mos jenë në dilemë a janë apo jo duke komunikuar me ty apo me një person tjetër (që po përdor identitetin tend).

Si, ku dhe kur mund të ndërtosh identitet online?

Identiteti online nis me qasjen tënde në email, anëtarësim në rrjete sociale (si Facebook, Twitter, LinkedIn apo të tjera), hapje blogu apo uebfaqeje personale e deri të komentet e caktuara nëpër forume apo faqe të caktuara. Që të gjitha këto e bëjnë dikë të të kuptoj. Të kuptoj mënyrën si mendon, shokët / miqtë që ke, aktivitetin tënd, ideologjinë që mbronë, filmat që pëlqen, teknologjinë që përdor, vendin e punës ku punon, strukturën familjare e deri të lëvizjet e caktuara në disponim. Identiteti online mund (dhe duhet sipas mendimit tim) të filloj së ndërtuari që nga fillimi i qasjes tënde online, por duke e ditë shumë mirë rëndësinë e një gjëje të tillë.

Cilat janë anët negative të kësaj ideje?

Shumë nga ata që kundërshtojnë ndërtimin e vërtetë të idetitetit online e arsyetojnë mendimin e tyre se të keshë një prezencë të theksuar online mund tu japësh arsenal të pafundmë shërbimeve të caktuara apo personave të caktuar me qëllime dashakeqe. Dhe kjo padiskutim që nxitë debate interesante dhe që na dërgon të një territor tjetër (që nuk do ta prekë në këtë shkrim) që është privatësia, temë kjo shumë e nxehtë dhe shumë interesante për ta disktuar.

Dhe krejtë në fund mendimi im është që ka shumë më shumë gjëra pozitive të keshë identitet të vërtetë online se sa të mos keshë dhe të lësh të tjerët të manipulojnë me miqët tuaj, me preferencat tuaja dhe me konceptin tënd jetësor duke e prezantuar si ata dojnë dhe jo si jeni në të vërtetë.

Krejt kjo do të duhej të mbyllej me një mesazh. Është mirë të keshë identitet online se nuk mund të anashkalosh kohën në të cilën po jeton – epokën e internetit.

*Artikulli është botuar në CIO Albanian

Advertisements

About betim

An experienced SOA and Mobile software architect with a decade experience in building small-to-medium and large systems for public and private sector.
This entry was posted in Albanian, Opinion and tagged , , , , . Bookmark the permalink.

3 Responses to Identiteti online

  1. oxodesign says:

    Jam i pajtimit me ty qe njerzit nuk duhet te shofin si dicka negative te krijosh nje identitet ne internet, njeherit kjo mund te ndikoj shume pozitivisht ne zhvillimin e personalitetit ne raste kur je aktiv neper debate dhe komentime te atyre gjerave qe na preokupojn.

    Shpresoj qe te shkruash dhe nje artikull tjeter me gjerat negative qe ka nga krijimi i nje identiteti online, sic dhe ti e kishe cek “privatsija”. Ku ne fakt se shof dicka shume problematike kete gje, jetojm ne nje kohe shume dinamike ku dhe ne jeten e perditshme fizike nuk e kemi privatsin e plot gje qe reflekton dhe ne boten virtuale.

    Te deshiroj vetem suksese sepse me te vertet kemi nevoj per blog-e te tilla, me permbajtje unike dhe trajtimin e temave te tilla.

    • betim says:

      Së pari faleminderit për konsideratën dhe të gjitha të tjerat. Siç të thashë edhe në twitter jam shumë më shumë i interesuar për vërejtje dhe sugjerime nga të cilat mendoj se mund të kemë dobi, dhe për këtë po të inkurajoj edhe këtu.
      Jam shumë në disponim të flas për këtë temë dhe mendoj se do ta bëjë një pjesë tjetër shpejtë, por patjetër edhe shkëmbimi i ideve këtu në komente do të më ndihmonte shumë.

      P.Sh. Sot fola me një mik timin në telefon dhe gjërat që flisnim ishin vetëm mes neshë por në një moment e mendova një gjë shumë interesante … paramendo … atë bisedë e dëgjonim unë, ai dhe operatori (që pas vetes ka 4K punëtorë) … mirë Betim mos ja fut kot se 4K se dëgjojnë bisedën tënde… ahahahah … po nuk e dëgjojnë por mua në tru mu bë pema me 4 mijë degë 🙂
      Si thua për këtë?

  2. Shume permbledhje e mire … shkrim fenomenal

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s