Në postin e kaluar (të cilin mund ta gjeni këtu) postova lidhjet nga ku mund të shkarkohet Visual Studio (të cilën po ashtu e shkarkova edhe unë), për të vazhduar këtu me instalimin e saj, përkatësisht komponentën e Visual C# Express. E njejta procedurë vlenë edhe për komponentet tjera (Visual Basic, Visual C++ dhe Visual Web Developer). Së pari ekstraktojmë nga ISO dhe hapim skedarin Setup.exe (duke klikuar dy herë mbi të 😀 ).
Pastaj nga dritarja e hapur zgjedhim (opcionin e parë) Visual C# 2010 Express.
Nëse doni të kontriboni për përmirësimin e eksperiencës së instaluesit zgjedheni opcionin Yes, send information about my setup experiences to Microsoft Corporation. e cila është opcionale, dhe për të vazhduar me hapin tjetër klikoni Next.
Pasi që të lexoni “kontratën publike apo termat e licencimit” (çka mund të bëni e çka jo me këtë softuer), zgjedheni opcionin I have read and accept the license term dhe klikoni Next.
Përpos Visual Studio Express me komponentën C# ju mund të instaloni edhe disa komponente përcjellëse që mund të ju duhen më vonë për të zhvilluar aplikacione me tiparet përkatëse. Është opcionale nëse doni të instaloni Microsoft Silverlight ( platformë kjo për zhvillimin e aplikacioneve të avancuara të internetit “aka Rich Internet Applications”) dhe Microsoft SQL Server 2008 Express Service Pack 1 ( sistem për menaxhimin e bazave relacionale të të dhënave). Pasi që kemi zgjedhur produktet opcionale vazhdojmë për në hapin tjetër me Next.
Tregojmë shtegun, ku dëshirojmë të instalohet aplikacioni (unë vendosa të pranoj propozimin e instaluesit – shtegun standard). Pas zgjedhjes së shtegut (që nëse dëshironi tjetër, mund të ndërrohet duke klikuar butonin Browse dhe duke zgjedhur vendin e caktuar) klikojmë në Install >.
Eksperienca e instalimit është e kënaqshme. Në dritaret përkatëse neve njoftohemi me pjesët e kryera (të instaluara) dhe ato që po instalohen.
Pasi që të pëfundon instalimin (i suksesshëm) na shfaqet mesazhi përkatës, prej ku mund të dalim (përfundojmë) nga instaluesi duke shtypur butonin Exit.
Nga start menyja mund të hapim Visual Studion dhe hapja e parë merr ca sekonda për konfigurimin e opcioneve të ambientit.
Dhe, përfundimisht e kemi ambientin fillestar të Visual Studio 2010 Express, C# komponenta.