Ne nuk dijmë!!!

I nxitur nga një lajm (i hidhur) i kohëve të fundit për invazionin (apo ardhjen, shprehur më butë) e një morie njerëzish të huaj (programerë) në institucione tona (thelbi/qeliza e shtetit) u nxita të bëjë këtë shkrim dhe të jap mendimin tim rreth kësaj dukurie,  duke qenë i vetëdishëm se mund të mos e marrë askush parasyshë (por tek e fundit dua të bëhem protagonisti i ngarjes së mirënjohur “Dua të tregoj me kë jam!”).

Ne nuk dijmë!!!
Ka kohë që “ne të rinjtë” (së paku një numër i madh i të tillëve që njoh unë) jemi të distancuar nga shumë procese që zhvillohen në vendin tonë dhe kjo jo për fajin tonë. Ka shumë sisteme softuerike që janë në zhvillim e sipër (nëpër institucione publike gjithsesi), e shumë të tjera që po blehen (me paratë tona, të qytetarëve, të neve taksapaguesve), e shumë të tjera që janë planifikuar … dhe, në asnjë prej këtyre ata që mund të kontribuonin pa asnjë rezervë (e me plotë meritë dhe profesionalizëm) nuk janë të angazhuar (duke mos harruar që ka edhe të tillë, por pak, shumë pak). Pse, a thua? Se, ne “të rinjtë” nuk dijmë! Ne nuk mund të zhvillojmë asgjë! Ne nuk e kemi gjuhë që flasim përditë anglishten (nejse, edhe pse të gjithë ne e dijmë dhe pa e bërë këtë punë ngjarje 🙂 … ), apo rustishten, apo … apo … apo … E çka me ju bë rasteve që shumë nga ne punojnë për kompani prestigjioze botërore … (prej shpisë 🙂 ), a thua aty kemi hyrë se e kemi shqipen gjuhë që flasim për ditë … jo padyshim … kemi hyrë sepse kemi çka japim, kemi vlera që mund të promovojmë dhe kemi aftësi me të cilat mund të bëjmë (ndërtojmë) diçka të mirë… ama kjo për tek ne nuk funksionon!!!

Dukuria e donacioneve dhe konsulentëve!!!
Sa e sa herë kam parë që ne (institucionet tona) marrim donacione (të mirëseardhura padiskutim) nga shumë shtete … por së bashku me ato donacione vijnë 8 milion (alegorikisht) kufizime… Ndër më të shpeshtat benefite që marrim janë:

  • sisteme të dala nga përdorimi në vendet e tyre
  • sisteme të skaduara prej kohësh
  • konsulentë të plakur dhe të skaduar (që më shumë vijnë për rekreacion këtu)

Ironike!!! E para, nuk mund të kundërshtohet, sepse vendi nga vjen është vend i njohur, e dyta, nuk ka persona që e përcaktojnë saktë (brenda institucioneve), sepse për ta bërë këtë duhet të kesh dituri, guxim dhe fuqinë e argumentit para se gjithash, dhe, e treta… aaaa ky ka përvojë. Më ka rastisë, fatëkeqësisht, që të prekë të trijat … dhe jam ndier i fyer, i lënë anash, dhe i pavlerë … dhe asgjë më shumë e as më pak se sa “lëshimi i këtij vendi përjetë” nuk më ka shkua ndërmend! Por jam kthyer prapë me shpresën: hajt se shpejtë do të bëhet mirë … Megjithatë edhe kjo një ditë mund të shuhet!!

Ne dhe të huajtë – teknikisht (ballë për ballë)
Ajo e cila më ka interesuar më së shumti është, si qëndrojmë ne dhe konsulentët “e famshëm” në raportin e njohurive apo thënë më mirë ballafaqime teknike. Larg!!! Të pakrahasueshëm! Jo ata më të mirë, jooo, po ne, ne që flasim shqip!!! Më ka rastisë që konsulentin e huaj ta mësoj për gjërat më elementare, madje edhe ku ta shkarkoj një platformë për të cilën kishte ardhë të më jepte mësim (të më shiste mend) … Me shumë gjasë ajo mendonte se unë nuk di të përdor MS Office Word apo Excel, por në të njejtën kohë kishte harruar se unë isha Microsoft Certified Trainer në programim! Sa absurde!

Si përfundim (i shkurtër)
Ne (të rinjtë, që nuk dijmë) një ditë do të lodhemi me të gjitha. Do të lodhemi duke menduar se çka të na sjellin (të huajtë) duhet të pranojmë, çfarëdo konsulenti ta pranojmë e çkado që na servohet ta buzëqeshim. Krejtë çka mund të ndodhë është që ne ti themi lamtumirë këtij vendi që “po na jep vendin e merituar!”, në kompensim të “vendeve të konsulentëve të famshëm” të huaj!!!

Advertisements

About betim

An experienced SOA and Mobile software architect with a decade experience in building small-to-medium and large systems for public and private sector.
This entry was posted in Albanian, General, Opinion, Publication and tagged , , , , . Bookmark the permalink.

3 Responses to Ne nuk dijmë!!!

  1. Betim, te pergezoj per kete post. E lexova edhe reagimin e Milotit per ceshtjen e njejte.

    Per fat te keq, te ne ketu (flas edhe per ne Maqedoni) mbizotron i ashtuquajturi sindromi i te shtypurit. Duke qene se asnjehere skemi pas shtet, gjithcka e huaja qe na servohet, mendojme se eshte me e vlefshme. E kjo shume mire shihet ne teknologjine e IT-se. Gjithmone qeverite tona, ne vend te shfrytezojne produktin vendas, si ne zhvillim, konsulence ose mirembajtje, per cmime shume me te shtrenjta zgjjedhin ate te huajin. Dhe sa e sa here pastaj nevojitet ndihma e jona qe te mirembahet nje sistem software-ik koha e te cilit ka kaluar me vite me para. Vetem pak kohe me pare pash nje rast ku keto ‘eksperte’ te huaj kane sjell ne Maqedoni sisteme bankare te cilat si baze kryesore e kishin MS Access dhe ishin zhvilluar ne VB6.

    Mendoj se teknikisht jo vetem qe jemi te afte te krijojme software adekuat, konkurent me trendet boterore, por edhe e kemi deshmuar sa e sa here. Mendoj se kampanja “Blej Shqip” e Vetevendosjes, duhet te vleje edhe per produktet / sherbimet nga sfera e IT-se.

  2. Te përgezoi për postimin, shumë i qëlluar… 🙂

  3. Besniku says:

    I nderuari Betim,
    Nuk e kam zakon të shkruajë komente por nuk i rezistova dot dëshirës për të ju uruar për këtë vështrim shumë të vlefshëm e të qëlluar!
    Baba im kaherë e përsëriste që shumica e ne shqiptarëve asnjëherë nuk dijmë ta vlerësojmë tonin duke u nisur që nga familja e ngushtë!
    Kurse unë po them që tonët zakonisht vlerësohen vetëm atëherë kur paraprakisht i ka vlerësuar dikush nga jashtë…!
    … pretendojnë se janë duke punuar në “kthimin e trurit” nga jashtë kinse të kosovarëve, por duket se po e largojnë dhe po i “tranojnë” edhe këta që i kanë brenda!
    … do të ju mjaftojnë ata të huajt me tru të lodhur pasiqë edhe vetë të tillë e kanë trurin – sikur ta kishin bile aq!
    Suksese Betim dhe mos u dëshpëro!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s